Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë lidhur me çështjen e “incizimeve të paautorizuara”.
Lidhur me qendrimet e Ministrisë së Drejtësisë pas publikimit të incizimeve, Kica-Xhelili e ka bërë një “Përshëndetje” në gjuhën italiane.
“Kjo është pesha e fjalës dhe veprimit të akterëve publik. Sot, Ministria e Drejtësisë, i madh e i vogël, po na flasin për inçizimet e paautorizuara. Për ta, e kam vetëm një përshëndetje: Pronto”, shkroi deputetja e LDK-së.