Publikimi i përgjimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së dhe deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq nga Gazeta Nacionale nuk parashohin ndonje shkelje ligjore.
Këtë e tha avokati i njohur, Xhevdet Smakiqi në një prononcim për Redaksinë e Gazetës Papirus.
“Mediat janë të garantuara, liria e shprehjes e medias është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Me kodin e Procedurës Penale, qysh se në vitin 2016-të është përcaktur se gazetarët kanë të drejtë ta ruajnë burimin e informacionit”, tha Smakiqi.
Tutje shtoi: “Kjo i kontribon demokracisë, sistemit juridik dhe llogaridhenies së pushtetit ndaj qytetarëve. Pra nuk përbejnë vepër penale”.
Ndërsa, sa i përket fyerjeve të Kusari-Lilës ndaj eksponentëve politik, avokati tha se e shpërfaq karakterin e saj intern.
“Komunikimi me Simiq ka qenë jo publik, andaj kjo e tregon vetëm karakterin e saj ose bindjet origjinale ndaj personave që i ka përmendur gjatë bisedës”, tha avokati për Gazetën Papirus.
/Gazeta Papirus/