Fotografitë që janë përdorur në këtë tekst janë realizuar midis 27 marsit dhe 16 prillit nga Maxar Technologies, një kompani për imazhe satelitore që siguron “90 për qind të inteligjencës kryesore gjeohapësinore që përdoret nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”.
Kreu i Maxar Technologies, Dan Jablonsky, tha për The Wall Street Journal se kompania e tij i bëri publike këto fotografi sepse është e “përkushtuar për transparencë”.
Tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë rritur javëve të fundit, teksa vetë presidenti amerikan, Joe Biden, javën e kaluar njoftoi për sanksione të reja ndaj Moskës, për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje dhe për sulmin masiv kibernetik SolarWinds.Zyrtarët amerikanë thonë se numri i trupave ruse në Krime dhe në afërsi të kufirit me Ukrainën, është dyfishuar gjatë muajit të fundit.Zyrtarët amerikanë thonë se numri i trupave ruse në Krime dhe në afërsi të kufirit me Ukrainën, është dyfishuar gjatë muajit të fundit.
Më 20 prill, ushtria ukrainase publikoi fotografi të saja të ushtrimeve me tanke në një lokacion në “lindje të Ukrainës”, por nuk tregoi saktë se ku po zhvillohen këto ushtrime.
Më 19 prill, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kubela i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të “dekurajojë Moskën nga përshkallëzimi i mëtejmë i situatës”, duke kërkuar që ndaj Rusisë të vendosen sanksione të reja.