Ka filluar të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimorë. Nikoqiri i këtij Samiti, kryeministri bullgar Borissov ka mbajtur fjalim, ndërsa ka folur edhe presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.
Para fillimit të këtij Samitit, presidenti Thaçi ka takuar komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.
Para nisjes Thaçi ka shkruar se e Samiti i Sofjes është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin.
Ndryshe, përkundër përpjekjeve të Spanjës që Kosova mos të jetë pjesë e këtij samiti delegacioni shtetëror i Kosovës po merr pjesë në samit.
Si rrjedhojë e kësaj, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy nuk do të merr pjesë në Samitin e Sofjes.