Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pritet që nesër dhe pasnesër të shkoj në Bruksel dhe Paris, në dy kryeqendrat evropiane, raporton Gazeta Papirus.
Sipas njoftimit të PDK-së, Krasniqi do të takoj shumë miq dhe aletatë të Kosovës.
Njoftimi i PDK-së:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nesër dhe pasnesër do të qëndroj në Paris dhe Bruksel, ku në dy kryeqendrat evropiane do të takoj shumë miq, aleatë dhe zyrtarë të lartë evropian për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.
Rrugëtimi i Kosovës, historikisht, nuk do të ishte kaq i suksesshëm pa mbështetjen dhe koordinimin me aleatët tanë.
Prandaj, angazhimi i Kryetarit Krasniqi për të ruajtur dhe kultivuar këto raporte, në shërbim të së ardhmes së sigurt të vendit tonë, është i përditshëm dhe i pandalshëm.