Qeveria e Kosovës i ka bërë të ditura hapat që sipas saj do të kontribuojnë në shtensionimin e situatës në veri.
Në fillim të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se katër pikat do të krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.
Tutje, Kurti është shprehur se Kosova mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs.
“Për të arritur këtë gjë është e rëndësishme të krijohet ambienti që e mundëson fushatën dhe që garanton paprekshmërinë e votës”.
“Nuk mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit dhe ligji mbi politikë edhe definicioni adekuat i demokracisë në kontestin tonë”.
“Zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet dhe të dyja palët të kenë mundësi të negociojnë të barabarta”.