Blerim Sallahut, zëvendësministër i Drejtësisë, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka biseduar me Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica” dhe në listë të zezë të ShBA-së.
Sallahu u ka hyrë konspiracioneve. Fillimisht, ai e keqcitoi raportimin e Nacionales, duke thënë që Slavko Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, ka thënë që “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”. Në fakt, Simiq në takimin me Kusari-Lilën, e kishte lexuar një letër nga Radojiçiq.
Sallahu ka bërë një interpretim qesharak, duke thënë që PDK po synon të pastrohet përmes Listës Serbe! Tutje, Sallahu, që në publik njihet kryesisht për teorinë e tij të “vajit në tepsi”, ka bërë një akuzë banale, duke thënë që përgjimet kanë qenë të porositura.
“Kjo tregon saktë se keto audioincizime janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listên Srpska.
Pra, PDK, mundohet të pastrohet përmes Listës Srpska.” – shkroi ai.