Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara në Nacionale, sidomos në pjesën e dytë, ku Kusari dëgjohet duke folur me Simiq, teksa ky i fundit ia lexon një letër nga Milan Radojiçiq.
E Radojiçiq thotë se “PDK-në e ka armikën më të madhe në Kosovë, e se do të luftojë me ta, sa të jetë gjallë”.
Çitaku ka thënë se Thaçi ka siguruar të drejta për komunitetet me Kushtetutë, kurse disa i tremb edhe nga burgu.
E plotë:
“Hashim Thaçi është në burg. Duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës tonë për liri.
Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë.
Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. Andaj mundohen t’i bëjnë gjygj publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet.
E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë.”