Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve, ku është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lilza dhe zyrtari i Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka ironizuar, duke thënë se Lajçak [i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun], ndërmjetëson dialogun me Kosovë – Serbi, ndërsa Kusari Lila atë LVV – Lista Serbe.
Lajcak ndërmjetëson dialogun Kosovë – Serbi.Mimoza Kusari ndërmjetëson dialogun Vetëvendosje – Lista Serbe.