Romelu Lukau edhe njëherë ka qartësuar se nuk dëshiron të largohet në Arabi, por të qëndrojë në ligat e mëdha evropiane, shkruajnë mediet italiane.
Për këtë arsye ekipi i tij nuk është i përfshirë në negociata me ndonjë klub arab, derisa Inter është duke përgatitur ofertë të re për të në drejtim të Chelsea.
Belgu në sezonin e kaluar regjistroi 37 ndeshje në të gjitha garat me Inter, duke shënuar 14 gola dhe 7 asistime.