Dogana e Kosovës ka marr një veprim të çuditshëm sot. Ajo ka ndaluar mjete të punës Portalit Paparaci, kështu ka njoftuar themeluesi i këtij mediumi, Vehbi Kajtazi, raporton Gazeta Papirus.
”Regjimi i ri po provon me cdo kusht t’i bllokoj mediat. Kam blere kamera pune. ATK zyrtarisht ne perputhje me ligjin eshte pergjigjur se mediat jane te liruara nga TVSH ne blerje te pajisjeve te punes. Por, Dogana e shkel ligjin. Tashme i ka bllokuar kamerat dhe ka paralajmeruar bllokim te tyre.
Ekipi i avokateve ne krye me Driton Muharremin po merret me kete çeshtje. Do te bejme kallzim penal per keqperdorim te detyres zyrtare.”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.