GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

28 vjet nga Masakra e Srebrenicës

11/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
28 vjet nga Masakra e Srebrenicës
Share on FacebookShare on Twitter

Bosnja e Hercegovina sot shënon 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën.

Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.

Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë.

Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë.

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.

Mlladiç u përpoq t’i qetësonte duke u thënë se nuk kishin pse të kishin frikë. Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusë, për kinse të largoheshin. Shumë nga refugjatët u evakuuan në Kladanj, 50 kilometra larg dhe prej andej filluan të ecnin për të gjetur një strehë të sigurt.

Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe filluan të shqetësohen për fatin e burrave.

Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem mendohet se u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive.

Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.

Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçarit.

Tags: Bosnjesrebenic
ShareTweetShare
Previous Post

Komisioni Evropian numëron investimet që i ka bërë në Kosovë përgjatë viteve

Next Post

Duda Balje ‘godet’ Mimoza Kusarin dhe Albin Kurtin me deklaratë pas përgjimeve

Next Post
“A e jep vajzën në katund?”,ja cila është përgjigjja e Duda Baljes

Duda Balje 'godet' Mimoza Kusarin dhe Albin Kurtin me deklaratë pas përgjimeve

Lajmet e fundit

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025
Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

22/05/2025
Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

22/05/2025
Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

22/05/2025
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe

Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025
Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.