Një person është qëlluar për vdekje në ballkon në Stokholm të Suedisë.
Sipas informacioneve të Aftonbladet, 35-vjeçari është i lidhur me bandat në Stokholm dhe në banesë thuhet se ka pasur edhe fëmijë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është kosovari nga Mitrovica me inicialet Gazmend Osmani.
Fqinji e ka dëgjuar ngjarjen dramatike herët në mëngjes.
“Kam dëgjuar një zhurmë pak para orës 5 të mëngjesit, por nuk jam plotësisht i sigurt se sa ishte ora. U zgjova dhe pash fqinjin tim të shtrirë në ballkon. Kemi dëgjura bërtima të forta”, thotë fqinji.