Përgjimet e publikuara nga Gazeta Nacionale te shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, ku dëgjohet duke komunikuar me zyrtarin e lartë të Listës Serbe,Slavko Simiq bënë bujë sot në Kosovë, me ç’rast pati reagime të shumta.
Lidhur me këtë, një reagim të tillë e ka bërë edhe analisti, Ylli Hoxha, shkruan Gazeta Papirus.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hoxha ka shkruar se nuk ka dicka të vecantë në këtë komunikim.
“Asgje e veçante dhe e jashtzakonshme ne komunikimin e Mimozes dhe Slavkos! I vetmi problem eshte kritika e shpeshte dhe me ze te larte e ketij normaliteti nga vete eksponentet e VV-se”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
“Asgje e veçante dhe e jashtzakonshme ne komunikimin e Mimozes dhe Slavkos! I vetmi problem eshte kritika e shpeshte dhe me ze te larte e ketij normaliteti nga vete eksponentet e VV-se!”
/Gazeta Papirus/