Udhëqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas publikimit të përgjimit të bisedave të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq.
Klinaku ka thënë se ka qenë e ditur se pushteti ishte koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të UÇK-së.
“Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe në media duke u bazuar që vitin e kaluar lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e pastaj e ka lëshuar sallën.”
Postimi i plotë:
Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe në media duke u bazuar që vitin e kaluar lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e pastaj e ka lëshuar sallën.
Tash po dëshmohet edhe me përgjime duke u koordinuar për shumë gjëra (kundër interesit të veteranëve dhe qytetarëve) me listën serbe dhe kriminelin Milan Radojçiq.