Mimoza Kusari Lila, shefja e deputetëve të VV-së, ka bërë reagimin e parë pas përgjimeve të publikuara ku ajo dëgjohet derisa e pranon se ka komunikuar me Millan Radojiçiqin në një bisedë me Sllavko Simiqin. Tash, ajo po e mohon një gjë të tillë.
Kusari ka deklaruar se në atë diskutim me Sllavko Simiqin e Listës Serbe kanë folur për tri projekt-ligje që pritej të silleshin në Kuvendin e Kosovës.
“Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda…” – është shprehur ajo për EO.
“Pra krejt ka qenë në këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren,” – u shpreh tutje shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
Kusari deklaroi se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radojiçiqin, përkundër që një gjë të tillë e pranon vetë në bisedën e përgjuar me Simiqin.
“Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radojçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues institucionalë këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiqin është çështje e tyre. Ata e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin kur ai do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person,” – vazhdoi tutje ajo.
Ajo publikimin e përgjimeve i quajti “përpjekja të dëshpëruara” për ta njollosur Qeverinë dhe pozitën.
Ndërkohë, kjo është pjesa e bisedës ku vetë znj. Kusari e pranon se ka diskutuar me Radojiçiqin: