Këngëtarja e njohur po vazhdon të injorojë lajmet të cilat po qarkullojnë në media se ka probleme ligjore, me ç’rast është akuzuar nga familja e burrit se e ka dëmtuar financiarisht atë.
Pavarësisht kësaj, këngëtarja po vazhdon të hesht duke mos ua vënë veshin edhe shumë thashethemeve, shkruan Gazeta Papirus.
Ndër tjera, Violete Kukaj po e vazhdon karrierën e saj, e cila edhe ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor bashkë me vajzën.
Ndryshe, së fundi është bërë e ditur se ndaj këngëtares është lëshuar kallëzim penal.
/Gazeta Papirus/