Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Hamit Gashi. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 10.07.2023 në ora 18:00 në varrezat e fshatit Dobërdol, Komuna e Podujevës.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Avokati Hamit, u lind me 07.08.1949, në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1975.
Avokati Hamit, ushtroi profesionin e avokatit, që nga viti 2001 me seli të zyrës në Prishtinë.