Ka ndërruar jetë drejtori i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, Dr. Hajrullah Saraqi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se vdekja e doktorit është humbje e madhe për shëndetësinë në Vushtrri, spitalin dhe gjithë Kosovën.
“I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, Drejtor i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri…Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri në Facebook.
I pari i Vushtrrisë i ka shprehur ngushëllime familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të spitalit dhe qytetit të Vushtrrisë.