Mario Balotelli po vuan për të gjetur një skuadër të re. Sulmuesi italian u transferua gjatë verës së vitit të kaluar te Sioni në Zvicër. Aventurë për t’u harruar, me 32-vjeçarin që shënoi vetëm 6 gola dhe skuadrën që ra nga kategoria.
Shtypi turk shkruan se agjenti i tij po bisedon me drejtuesit e Trabzonsporit, por në krye të listës së dëshirave të klubit qëndron Bruno Petkovic. Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit dhe kombëtares kroate.
Nëse nuk arrihet akordi me qendërsulmuesin kroat, atëherë te Trabzonspori mund të marrin në konsideratë mundësinë e firmës me Balotellin.