Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë.
Pas ditëve me reshje rekorde, vendi do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
“Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme. Të dielën mot kryesisht i kthjellet dhe me vapë. Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit dhe presioni i lartë do të krijojë ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartshënuara.
Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17.”, njofton IHMK.