Komuna e Klinës përmes një postimi në faqen e Facebookut ka njoftuar qytetarët se është mbyllur rruga Shtupel-Kerrnicë në Klinë.
Në njoftimin e tyre thuhet se kjo rrugë është mbyllur për shkak të të shembjes së një pjese të rrugës që konsiderohet se është e nivelit të rrezikshmërisë së lartë.
“Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Inspektoratit, njofton qytetarët se rruga Shtupel Kerrnicë është mbyllur përkohësisht për arsye të shembjes së një pjese të rrugës që konsiderohet se është̈ e nivelit të rrezikshmërisë̈ së lartë”.
“Inspektorët e komunës në bashkëpunim me policinë̈ kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë vendosur sinjalistiken e nevojshme dhe pas vlerësimit të shkalles së rrezikshmërisë̈ kanë marrë vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës. Për shkak të rrezikut të shembjes së serishme të dheut, apelojmë qytetarët që të shfrytëzojnë̈ rrugët alternative deri në rregullimin e rrugës, e cila do të rregullohet brenda një kohe shumë të shkurtër”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.