Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet në kartën e luftimit të krimit dhe korrupsionit, por në dy vitet e para nuk ka treguar ndonjë rezultat në këtë drejtim.
Në pjesën e parë të mandatit të Qeverisë Kurti, dy rastet më të njohura të dyshimeve për korrupsion kanë pasur të bëjnë me dy ish-zyrtarë të lartë të partisë në pushtet. Ata që janë marrë me luftimin e këtyre dukurive nuk e kanë pasur të lehtë.
Madje, hetimet ndaj ambasadorit Martin Berishaj dhe shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, dy zyrtarëve policorë u ka kushtuar me shkarkim nga pozitat që kanë mbajtur. Këta hetues kanë udhëhequr Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës dhe Task Forcën Kundër Korrupsionit.
Në muajin prill, ish-Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Musli Salhiu, është shkarkuar vetëm pak ditë pasi kishte drejtuar aksionin hetues ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili kishte qenë zyrtar i lartë në VV.
Në të njëjtën mënyrë e ka pësuar dje edhe Shemsi Haziri, i cili është shkarkuar nga pozita e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve apo e njohur më parë si Task Forca kundër Korrupsionit. Njësia që drejtonte ai, gjithashtu, hetonte Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajt.
Shemsi Haziri, ka treguar se ende nuk i di arsyet e shkarkimit.
Ai ka bërë me dije e kanë paralajmëruar se të hënën do ta marrë vendimin dhe arsyen e shkarkimit