David de Gea do të largohet nga Manchester Unitedi pas 12 vjetëve, si lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata aktuale me Djajtë e Kuq.
Këtë e ka bërë të ditur vet portieri spanjoll me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se tani është në kërkim të një sfide të re.
“Thjesht doja të dërgoja këtë mesazh lamtumire për të gjithë mbështetësit e Manchester United”, ka shkruar De Gea.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Ne kemi arritur shumë që kur i dashuri im Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub. Ndihesha krenar sa herë që vishja këtë fanellë, të drejtoja ekipin, të përfaqësoja këtë institucion, klubi më i madh në botë ishte një nder që u bënte vetëm disa futbollistëve me fat”.
“Ka qenë një periudhë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur erdha këtu. Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të arrinim atë që bëmë së bashku”.
“Tani, është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të re, për të shtyrë veten përsëri në një mjedis të ri”.
“Manchesteri do të jetë gjithmonë në zemrën time, Manchesteri më ka formësuar dhe nuk do të më lërë kurrë”.