Vigan Qorrolli është emëruar sot nga kryeministri Albin Kurti, zëvendësministër i Drejtësisë, sipas raportit të Demokracia.com.
Demokracia.com e ka siguruar vendimin për emërimin e Qorrollit si zëvendës i Albulena Haxhit. Qorolli më parë ka qenë shef i kabinetit të ministrisë së Drejtësisë, sa ishte në pushtet PDK-ja, më në krye të këtij dikasteri Hajredin Kuçin.
“z.Vigan Qorroli emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministres të Ministrisë së Drejtësisë dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministrja, si dhe për zëvendësimin e Ministres kur ajo mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e saj”, thuhet në vendim.
Kujtojmë se Qorolli pati tëntuar pak kohë më parë të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese