Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas zgjedhjes së z. Kushtrim Kadriu në krye të Kuvendit Komunal të Gjilanit. Opozita në Gjilan fillimisht shkarkoi kryesuesin qe vinte nga rradhët e VV-së, Arianit Sadiku.
Tashmë i njejti formacion, kanë votuar për Kushtrim Kadriun si kryesues në Gjilan. E në lidhje me këto zhvillime LDK në Gjilan ka sqaruar se u “shty” nga nevoja, duke parë fillimisht mangësitë në udhëheqje të z. Sadiku, e mosbashkëpunimit edhe nga kryetari i Komunës Alban Hyseni, përçka PDK pati ndërprerë koalicionin me të.
Tutje në komunikatën e LDK-së, theksohet nevoja e ndryshimit të ekzekutivit. Nga LDK thonë se pas ndryshimit të dinamikave në Kuvend, se shpejti do të ketë edhe ndryshime në ekzekutiv