Kryeministri shqiptar Edi Rama mori disa pyetje rresht nga gazetarët në Mal të Zi, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin malazez me mandat teknik, Dritan Abazoviq, për mosmbajtjen e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe për takimin që pati me kryeparlamentarin kosovar, Glauk Konjufca.
Për këtë të fundit, Rama tha se tha gjëra tjera brenda në takim e të tjera jashtë takimit.
Bill Clinton në Tiranë, kush ishin tre politikanët që munguan në ceremoni …
“Me Glaukun kemi kaluar aq mirë në takim sa nuk mund të ankohet për lëndim. Nuk dola aspak i lënduar nga takimi me Glaukun, por dola i energjizuar, pozitivisht. Se pse Glauku tha të tjera gjëra brenda e të tjera jashtë, duhet të pyesni Glaukun. Po më mirë pyesni Albinin sepse ua thotë Albini”.
Rama tha se ka bërë çmos deri në minutën e fundit që të takohet me kryeministrin Kurti.
“Ai është në një tjetër botë, nuk është në timen. Dhe e respektoj botën ku është apo sikletin e asaj bote. Por, unë mendoj që bota ime është më e madhe sesa ajo e Albinit. Ne këtu jemi me partnerët e aleatët, jemi gjithë së bashku. Ai është shkëputur në një botë që është e mbyllur”.
Ndërkaq, tha se Kurti do të jetë i ftuar në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit edhe nëse BE mund të të dojë të mos e ftojë.
“Unë e kam për borxh ta ftoj, nuk e kam për detyrë ta sjell. Larg qoftë tani të kidnapojë unë kryeministrin e Kosovës dhe të futem pastaj në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë. Ai është i ftuar si gjithë të tjerët. Ia kam bërë të qartë edhe Brukselit se takim kryeministrash pa atë të Kosovës në Tiranë, nuk ka