GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Rama nga Podgorica: S’ndihem i fyer, s’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin

07/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Rama nga Podgorica: S’ndihem i fyer, s’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u ndal në Mal të Zi në kuadër të turit të tij ballkanik, teksa u prit në Podgoricë nga homologu Dritan Abazoviç.

Kryeministri Edi Rama edhe në Mal të Zi është pyetur për mungesën e një takimi me kryeministrin Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij të djeshëm në Kosovë dhe nëse mungesa e tij e ndryshon marrëdhënien e qeverive Kosovë-Shqipëri. Ai e përsëriti se nuk ndihet i fyer që Kurti s’e priti në takim, por me kujdes diplomatik e theksoi se kanë mospajtime, me një thumb anash.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë në Prishtinë siç erdha edhe këtu për të pasë takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute s’kam asnjë problem personal e aq më pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm mendime të kundërta me një situatë të caktuar”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të tjera që janë ndërmarrë, rajoni ndodhet në një fazë tjetër të historisë.

“Ishte si gjithmonë kënaqësi e veçantë, jo sepse ksështu e kërkon diplomacia që të thuhet, por sa herë takohem me kryeministrin Abaozviç, me mikun tim gjithmonë e më të afërt, Dritan, është një kënaqësi shumë e veçantë, sepse Dritani është ndër të paktët që në këtë lagjën tone, në zemër të Evropës që quhet Ballkan, e shikon politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues i një etnie dhe kjo është diçka, sa e rrallë, aq e çmuar. Diskutuam edhe për temat që janë edhe arsyeja e kësaj vizitës sime dy ditore në të gjithë kryeqytetet e rajonit. Nga njëra anë, Procesi i Berlinit, nga ana tjetër, Samiti i ardhshëm i NATO-s, ku Shqipëria dhe Mali i Zi, janë së bashku anëtarë të NATO-s. Ka qenë një ditë e shënuar për ne, shqiptarët në Shqipëri dhe për shtetin shqiptar, kur Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s.

Për ne është shumë e rëndësishme që në këtë samit të NATO-s, të kemi një qëndrim të përbashkët lidhur me rajonin dhe shqetësimet në rajon, duke qenë të vetëdijshëm se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të tjera që kemi ndërmarrë, jemi në një fazë tjetër të historisë sonë dhe brezat nuk do të na e falin kurrë që ne të lejonim pa bërë të gjitha përpjekjet tona që rajoni të thehej mbrapsht, aty ku ka lënguar për shekuj të tërë, deri para shumë pak vitesh. E informova kryeministrin dhe ekipin e tij për procesin që po përpiqemi të bashkojmë, për një plan të ri financimi dhe ekonomike të rajonit dhe Procesit të Berlinit”, theksoi ai.

Tags: kurtirama
ShareTweetShare
Previous Post

Krasniqi me akuza të rënda, e sfidon me shkuarje në zgjedhje të reja

Next Post

‘Edhe pse BE mund të mos e ftojë’, Rama fton edhe Kurtin me liderët e Ballkanit Perëndimor më 17 Korrik në Tiranë

Lajmet e fundit

Papagallët “pagëzojnë” të vegjlit me një tingull që e mbajnë për gjithë jetën!

21/05/2025
Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

21/05/2025
Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Papagallët “pagëzojnë” të vegjlit me një tingull që e mbajnë për gjithë jetën!

21/05/2025
Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

21/05/2025
Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.