Çdo vit, 1.4 milionë vdekje në Europë humbasin jetën si pasojë e ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.
Raporti i fundit i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se vdekjet e lidhura me shkaqe mjedisore përbëjnë afërsisht 15% të barrës së sëmundjeve në rajon.
Rreth 570 000 vdekje mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit të ambientit dhe më shumë se 150 000 vdekje nga ndotja e ajrit në banesa.
Sipas ekspertëve 77 milionë njerëzve u mungon qasja në ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt në vitin 2020.
Ndërkohë që vetëm vitin e kaluar 20 000 njerëz vdiqën nga nxehtësia ekstreme në Evropë.
Hapësirat e gjelbra kanë një efekt mbrojtës shëndetësor që mund të zvogëlojë vdekshmërinë nga shkaqet natyrore me gati 1%.
Për të menaxhur këtë situatë ministrat e mjedisit dhe shëndetësisë të rajonit evropian pritet të angazhohen në ndërmarrjen e veprimeve urgjente për të reduktuar atë shifër marramendëse të jetëve të humbura dhe për të mbrojtur mbijetesën tonë në këtë planet./Euronews/