Nga Beogradi po raportohet se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në fshatin Breznicë të Komunës së Bujanocit, 500 metra nga kufiri.
Lidhur me këtë rast për IndeksOnline është deklaruar kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi.
“Sipas informacioneve që kemi nga banorët e Breznices këto nuk janë të vërteta. Banoret nuk kanë konfirmuar një gjë te tille”, u shpreh Arifi.
Ndërsa, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se automjeti i policisë se Kosovës ishte i armatosur “deri në dhëmbë”.
“Policia e Kurtit sërish ka hyrë në territorin e Serbisë qendrore, 500 metra nga vija administrative, me një automjet policie të armatosur deri në dhëmbë. Një polic nga Bujanoci ka vërejtur sot një veturë policore të Policisë së KS nga Karaçeva në lëvizje të shpejtë në drejtim të fshatit Breznicë. Ai automjet po ndiqte një furgon të bardhë. Nga ajo rrugë mjeti i bardhë është kthyer dhe ka shkuar në drejtim të fshatit. Pjesëtarët tanë të policisë shkuan në drejtim të pjesëtarëve të policisë së KS për t’i ndaluar ata të kryejnë krime në Serbi”
“Çfarë do të kishte ndodhur po të mos i kishte parë policia jonë, do të kishin shkuar në drejtim të fshatit Breznicë për të kryer krime. Nuk kanë çfarë të kërkojnë në Serbinë qendrore, ashtu siç nuk kanë pasur çfarë të kërkojnë më 14 qershor. Pas kësaj, shoferi i furgonit me vetëparaqitur në stacion policor dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur, ka thënë se pjesëtarët e policisë së KS kanë filluar ta ndjekin pasi kishte targa të Bujanocit pa stikera”, vijojë Petkoviq.
Kurse, Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për këtë rast