Bukuroshja shqiptare Angela Martini dhe burri i saj rumuni miliarder, Dragos Savulescu janë padyshim njëri ndër çiftet më të komentuara në media.
Dashuria që ata i ofrojnë njëri-tjetrit, jeta luksoze dhe dhuratat gjigante që shkëmbejnë janë vetëm disa nga temat e diskutimit, shkruan lajmi.net
Për Angela Martinin mediat shqiptare dhe ato të huaja shkruajnë edhe për provokimet që bën nëpërmjet publikimit të fotografive qoftë vetë ajo apo edhe me burrin e saj.
Dyshja shumë shpesh kanë publikuar momente intime duke u puthur por edhe nga shtrati dhe i kanë ndarë me ndjekësit.