Eskorta e Ramës mbulon sheshin, i bie kah dera e Kurtit
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Kosovë.
Ai fillimisht u prit në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
E derisa po zhvillohej takimi Osmani – Rama, eskorta e këtij të fundit kaloi kah zyra e Kurtit, pra nëpër oborr të Qeverisë, për t’u pozicionuar tek zyrat e kryeparlamentari Galuk Konjufca, me të cilin Rama do të takohet pas Osmanit, shkruan Raporto24.
Ndërkaq, përvecse eskorta e Ramës kaloi kah zyra e Kurtit, ende nuk dihet nëse Rama do të pritet nga Kurti po në atë zyrë.