Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se është duke u zhvilluar spastrimi etnik i serbëve në Kosovë dhe se sulmet ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe sistemit shëndetësor janë cakt tani pasi janë, siç deklaroi ai, dy shtylla të popullit serb në Kosovë. Ai i është kthyer retorikës më të ashpër me akuza për standarde të dyfishta nga bashkësia ndërkombëtare e me pretendime se ky proces sipas tij s’ka kuptim pasi qenka dëshmuar që pala kosovare nuk e dëshiron de-përshkallëzimin dhe normalizimin, transmeton Gazeta Papirus.
Vucic iu adresua publikut serb si zakonisht në një monolog të gjatë ku ai e vlerësoi pozitën e Serbisë si të ‘mbështetur për muri’, dhe dramatizmin e shtuar theksoi se pogromi i serbëve në Kosovë ka mbështetjen e disa shteteve perëndimore madje, heshturazi.
“Kam pasur bisedime dje me përfaqësuesin evropian në dialogun me Prishtinën Miroslav Lajçak dhe BE-ja u përpoq sa më shumë që të jetë e mundur të kërkojë një lloj de-përshkallëzimi. Republika e Serbisë ka përmbushur gjithçka që i është kërkuar me qëllim që të arrihet de-përshkallëzimi, por kjo nuk ndodh, sepse regjimi në Prishtinë nuk e dëshiron këtë”, tha Vuçiç.
Siç tha vet presidenti serb kjo vizitë e fundit e emisarit europian për dialogun nuk prodhoi rezultat dhe ai tani paska vendosur të ngritë nivelin e alarmit përtej këtij procesi.
“Sot, vendi ynë është në situatën më të vështirë, jo për fajit të vet, jo si pasojë e jo seriozitetit të vet, por për shkak të veprimtarisë së përditshme të regjimit në Prishtinë, dhe të atyre që në heshtje dhe me dashamirësi i shikojnë këto veprime që unë do t’i quaja spastrim etnik të heshtur në Kosovë dhe Metohi, ku serbët nuk kanë të drejtë të jetojnë nëse nuk i betuar regjimit të Albin Kurtit. Për fat të mirë, ka shumë pak prej të këtillëve”, tha Vuçiç.
“Dua t’ju informoj se ky veprim i pogromit, përndjekjes dhe spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Prishtinës mbi popullin serb në Kosovë dhe Metohi është i planifikuar mirë dhe i mbështetur në thelb nga disa qarqe në komunitetin ndërkombëtar.”
“Së pari, ata vendosën që serbët gjithnjë e më të shquar që mund të ishin një pikë rezistence ndaj regjimit në Prishtinë, këta njerëz duhet të burgoseshin ose të vriteshin. Kjo nisi në Shtërpcë në vitin 2021. Personat e arrestuar në atë periudhë janë në paraburgim për një vit e gjysmë dhe janë arrestuar në dyshimin e keqpërdorimit të detyrës. Nuk ka një rast të tillë në botë. Shtërpcë është lënë pa kokë. Hesht EULEX, heshtin në bashkësinë ndërkombëtare. “Unë nuk mund të hesht,” tha ai .
Vuçiç tha se elementë shtesë janë futur aktualisht në veprim në këtë komplot sipas tij për të dëbuar serbët nga Kosova- sulmi ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe sistemit shëndetësor, të cilat, siç deklaroi ai, janë dy shtyllat e popullit serb në Kosovë. Vuçiç shtoi se veprimi ishte përgatitur me shumë kujdes.
“Kriminalizimi i plotë i popullit serb duhej bërë fillimisht dhe shumë media të huaja dhe media vendase, të inkurajuara nga qeveritë e jashtme, i ndihmuan atyre për këtë. Ky kriminalizim ishte aq i tmerrshëm sa askush nuk foli për serbët nga Kosova dhe Metohia si serbë, por si anëtarët e grupeve të kriminalizuara,” tha presidenti serb
Vucic tutje e shfaqi edhe një hartë me të cilën pretendon se shpjegon strategjinë e rrethimit të serbëve në Kosovë nga qeveria. Presidenti serb tha se qëllimi është që serbët të mos ngrenë më barrikada e të parandalohet çdo import mallrash në mënyrë që serbëve t’u mungojë ushqimi dhe ilaçet, të ndjelljet frikë e plotë në çdo shtëpi serbe dhe që të mund t’i blejnë më lirë ata serbë të mjerë që do të bënin diçka kundër popullit të tyre, e të gjitha për okupatorin, këta fatmirësisht janë pak, u lëvdua ai. Më parë iquante këta që s’pajtohen me të ‘serbë nga fundi i kacës’.
Duke folur për akuzat e deputetes britanike Alisa Cairns, rreth kontrabandës së armëve nga Serbia në objektet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Vuçiç tha se këto janë gënjeshtrat më të këqija për popullin serb dhe qytetarët e Serbisë.
“Ajo zonjë thotë se do të kërkojë një hetim. Mos u shqetësoni zonjë, ne tashmë po kryejmë një hetim ndaj jush për të parë se mbi çfarë baze i keni thënë të gjitha këto gënjeshtra dhe kush po ju paguan, dhe pse po e vini Serbinë në një pozitë të tillë. Nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e pa të arsyeshme të reagojë, nuk është problem, ne jemi të detyruar të reagojmë”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë vazhdoi tutje e tha se ata qenkan “gati të vazhdojmë bisedimet, por është e qartë për ne se gjërat kanë dalë jashtë kontrollit dhe se Serbia dhe populli serb janë shtyrë kundër murit.”
“Dua t’u përsëris përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së se do të përmbushim gjithçka. Ne pritëm që ju të formoni Asociacionin e Komunave Serbe me qëllim që të filloni të përmbushni atë që diskutuam në Ohër, Bruksel dhe Beograd. Prisnim të shihnim ndonjë proces serioz mbi këtë çështje dhe nuk pamë asgjë. Ne pritëm të shihnim lirimin e njerëzve të pafajshëm, sepse EULEX-i ishte aq korrekt sa u duhej të shkruante se këta njerëz ishin rrahur, se nuk panë asnjë arsye se pse këta njerëz u ndaluan”, tha Vuçiç.
Regjimi i Prishtinës, thotë ai, ka gjetur arsye të mjaftueshme për veten e vet për të arrestuar çdo serb, veçanërisht në veri të Kosovës, sepse ata do t’u thonë të gjithëve se janë anëtarë të “Brigadës veriore” ose “Mbrojtjes Civile” dhe pastaj ata mund të bëjnë lista dhe t’i eliminojnë krerët e popullit serb.
“Kjo është një thirrje e drejtpërdrejtë për pastrim, thirrja më e drejtpërdrejtë dhe brutale për spastrimin etnik,” tha presidenti serb.
“Quint ka nën kontroll të gjitha proceset nga EULEX-i në NATO dhe gjithçka tjetër. Këto janë pesë vendet më të fuqishme perëndimore – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia. Ata lëshojnë e marrin në pyetje sikur në ndonjë qendër eksperimentale deri në momentin e fundit për të parë ku 1është kufiri i nervave të Beogradit dhe Serbisë, në mënyrë që të bëjnë sa më shumë punë së bashku. E thonë së paku në publik janë kundër masave të Kurtit, a i lejojnë Kurtit gjithçka”, tha Vuçiç.
Vuçiç deklaroi se ata mund t’i kishin thënë Kurtit se nuk do të lejonin që ministri i tij të vinte në lokalet e komunave, se nuk do t’i lejonin të kapnin jashtëligjshëm të gjitha këto në Kosovë , po ata nuk thanë asgjë, as se ai po merrte në mënyrë të paligjshme diçka në veri të Kosovës, as që apo atë që ata po bëjnë është në mënyrë të paligjshme.
“E gjithë kjo është burimi dhe shkaku i krizës në Kosovë dhe Metohi,” tha Vuçiç, duke shtuar se ata duan që serbë të mos ketë në veri e duke shtuar se shqiptarë pothuajse nuk ka, vetëm 2%, duke përsëritur akuzat se nuk ka arsye për optimizëm tek serbët pasi Kosova do të ketë përkrahjen ndërkombëtare megjithatë, sipas tij.
“Nuk mund ta bësh me forcë veriun të shqiptarëve, por ata përpiqen të bëjnë gjithçka dhe të shtyjnë çdo gjë që munden, sepse është normale për ta të gënjejnë dhe të arrestojnë njerëz për bluza. Gjithçka u lejohet atyre, sepse është fëmija i tyre, dhe në thelb ne nuk duhet të presim që gjërat të ndryshojnë”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha gjithashtu se Serbia shpresonte se qeveria britanike do të kërkonte falje për deklaratën e deputetes Alicia Kearn, por se tashmë ai e di që kjo nuk do të ndodhë.
Vuçiç përmendi dhe vlerësoi se forcat e KFOR-it që sillen në mënyrën më profesionale dhe se nuk ka asgjë të pandershme në komunikim me ta.
Presidenti serb njoftoi se tashmë që gjërat kanë dalë tërësisht jashtë kontrolli ai do të bëjë kërkesë të mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në atë seancë do të kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur jetët e serbëve. Do të kërkojmë këshilli i sigurimit të urdhërojë KFOR të zbatojë nenet e Rezolutës 1244” tha ai