Për shkak të kushteve jo të mira të punës dhe pagave të ulëta, në gjashtëmujorin të parë të këtij viti kanë dhënë dorëheqje 35 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Ai tha se ky numër i dorëheqjeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka ndodhur nga muaji janar deri në qershor të këtij viti. Sipas tij, 29 nga të dorëhequrit janë policë, ndërsa gjashtë prej tyre nga stafi civil.
“Po është e vërtetë që kanë dhënë dorëheqje 35 pjesëtar të Policisë së Kosovës. 29 prej tyre janë policë dhe gjashtë të tjerë civil e që janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha Zeqiri.
Sipas kryesindikalistit, Zeqiri, arsyeja kryesore e shumicës së pjesëtarëve të Policisë që tashmë kanë dhënë dorëheqje, pakënaqësi me pagat, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Shumica prej tyre që kanë dhënë dorëheqje kishin pakënaqësi me pagat mirëpo edhe kushtet jo të mira të Policisë së Kosovës”, ka thënë Zeqiri.