Sot rreth orës12:25 në Stacionin Policor në Viti qytetari me inicialet D.S., ka njoftuar se ka gjetur një portofol me ngjyre te zezë, në të cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por aty ishte një shumë e parave në 1,940 euro si dhe 100 franga zvicerane.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka identifikuar mërgmtarin që i kishte humb portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin.
“Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.