Analisti, Rron Gjinovci ka komentuar refuzimin e takimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një statusi në Facebook, Gjinovci shkruan arsyen se përse sipas tij, Kurti nuk duhet takuar Ramën, shkruan Gazeta Papirus.
“Kurti s’bon me taku Ramën, sepse mbas takimit ai ka me përdor për me u faktorizu tutje si “ndërmjetësi” i dialogut edhe ka me organizu takime me liderë evropianë e me vazhdu me bo intriga kundër Kosovës”, ka thënë Gjinovci.
Pajtoheni?
/Gazeta Papirus/