Gasper Preqi, 68-vjeçar nga fshati Doblibare e Gjakovës që ishte zhdukur që nga mëngjesi i 13 prillit, është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Për gjetjen e tij ishte angazhuar policia dhe personat e vullnetit të mirë.
Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë, e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri në profilin e tij në Facebook.Familjarët patën deklaruar për Gazetën Sinjali se më 13 prill në orën 09:00 të mëngjesit, ai ka dalë nga shtëpia dhe është nisur për në Osek Pashë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.