Në takimin e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me gazetarë dhe opinionistë pjesëmarrës ishte edhe Imer Mushkolaj.
Ai ka kërkuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, distancim nga gjuha e nënkryetarit Gazmend Muhaxheri.
Mushkolaj shprehu shqetësimin e tij nëse kjo ishte “alternativa” e Lidhjes Demokratike.
“Nuk e bojkotova takimin ndonëse i pranishëm ishte edhe Gazmend Muhaxheri, i cili një natë më parë bëri krahasimin skandaloz të qasjes së Albin Kurtit në veri me Slobodan Milosheviqin”, tha ai.
Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara shtoi se do t’i përgjigjet edhe ndonjë takimi nëse ftohet nga qeveria.