Hamdi Vraniqi, një ish zyrtar i lartë në Kosovë pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, sipas dokumenteve në arkiva del se kishte dhënë leje për ndërtimin e kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Djali i tij, Erzen Vraniqi, prej vitesh është figurë në Lëvizjen Vetëvendosje e së fundi edhe këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti.
Madje, Erzen Vraniqi, që jo që nuk është distancuar kurrë publikisht nga veprimet e të atit por i ka “arsyetuar” ato në një deklarim në facebook në vitin 2016 – së fundi, po në facebook, është aktivizuar duke shpërndarë një postim propagandues kundër Bill Clinton, ish-presidentit amerikan që kishte urdhëruar ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë në vitin 1999.
“Mysafiri, financuesi dhe i zoti i ditëlindjes”, shkruhet në fotografinë e publikuar nga Andi Bushati, e të rishperndarë nga Erzen Vraniqi, ku shihen ish-presidenti Amerikan Bill Clinton, Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Alexander Soros.
Fotografia publikohet në vazhdën e “konspiracioneve” që ekspontët e LVV’së dhe Kurtit, pas vizitës së Bill Clinton në Tiranë, propagandojnë se gjoja Sorosi me Edi Ramën kanë ftuar e paguar Clintonin që të flasë kundër Kryeministrit Kurti.
Ndryshe, Erzen Vraniqi është djali i famëkeqit Hamdi Vraniqi, ish-funksionari shqiptar i kohës së Millosheviqit, i cili në vitin 1990 kishte dhënë lejen për ndërtimin e kishës serbe në oborrin e kampusit universitar në Prishtinë.
Ezen Vraniqi që aktualisht është këshilltar në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës njihet edhe si bashkëpunëtor i moçëm i kryeministrit Albin Kurti në Lëvizjen Vetëvendosje.
Dokumenti i lejes për dhënien e lejes për ndërtim e kishës serbe në oborrin e UP’së prej kohesh qarkullon në media. E në një rast në vitin 2016 kishte reaguar edhe vetë Erzen Vraniqi.
“Shpifjet, insinuatat dhe sulmet në përgjithësi ndaj meje dhe familjes time, veç sa më japin të kuptoj që jam në rrugë të drejtë. Do ta kisha hall të më lavdërojë jo të më shajë”.
Tutje në të njëjtin postim, për ta cuar gallatën deri në fund, Erzeni, djali i Hamdiut që dha lejen për ndërtimin e Kishës së Millosheviqit, e kishtë bërë edhe një deklaratë të sertë patriotike” “Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë! Ky është vullneti i popullit, kurse ne jemi infrastruktura e këtij vullneti!”.
Po ashtu, në një reagim tjetër, Erzen Vraniqi e kishte quajtur sajesë dokumentin e lejes për ndërtimin e kishës serbe në oborrin e UP’së i nënshkruar nga prindi i tij, Hamdi Vraniqi.
“Në përpjekje të dëshpëruar që të njollosin edhe me tutje emrin tim dhe të babait tim Gazeta Express prezanton një dokument të nënshkruar nga dikush në emër të babait tim. Pra, një sajim të thjeshtë të një dokumenti të shtypur në makinë shkrimi e të nënshkruar nga dikush kinse për Hamdi Vraniqin tentojnë ta kontrabandojnë për të vërtetë. As nuk kanë provuar ta falsifikojnë nënshkrimin, por e kanë nënshkruar për të e në emër të tij!”, thuhej në reagimin e tij në vitin 2016.
Te gallatat e Vraniqit në facebook, s’mund të mos futen as dy nga postimet e tij të fundit dedikuar Albin Kurtit.
“Ideali i Republikës – nga të shkruar në të zbatuar” dhe “Albinin mund ta izolojnë, mund ta braktisin, munden edhe gjithçka t’i punojnë, por fytyrën nuk mund t’ia marrin!” – thënie për Albinin, nga Erzeni, djali i Hamdi Vraniqit që dha lejen për ndërtimin e Kishës së Millosheviqit./Reporteri.net