Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Sllovakinë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Shorti është tërhequr të mërkurën në Vjenë.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2025 zhvillohen më 1/2 dhe 4/5 nëntor. Në ndeshjen e parë Sllovakia është vendase, ndërsa Kombëtarja jonë është vendase në ndeshjen e dytë.
Në fazën e parë kualifikuese paraqiten dhjetë Kombëtare. Luksemburgu – Izraeli, Britania e Madhe – Finlanda, Letonia – Estonia, Turqia – Italia janë çiftet tjera.
Shorti nuk është i lehtë, por synim mbetet kalimi në fazën e dytë.