Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të mblidhet sot për të shqyrtuar Projektligjin e radhës.
Bëhet fjalë për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Mbledhja është njoftuar të fillojë në ora 10:00.