Kryeministrja serbe Ana Brnabic tha sot në Bruksel pas takimeve me krerët e BE’së se kur bëhet fjalë për kthimin në dialog me Kosovën është e nevojshme, para së gjithash, duhet të ndalen, keqtrajtimi dhe përndjekja e serbëve në Kosovë, me arrestime arbitrare pa asnjë provë në, transmeton Gazeta Metro.
Brnabic gjithashtu shtoi se është e nevojshme të tërhiqen njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.
I pyetur nga një gazetar nëse ka pasur kërkesa nga zyrtarët evropianë sot në Bruksel për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe kthim në dialog dhe nëse janë përmendur afatet për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, kryeministrja pas pjesëmarrjes në një panel diskutimi të organizuar nga platforma mediale “Euractiv Serbia”, me temën “PO, POR…: Vizioni i së ardhmes së Serbisë në Bashkimin Evropian”, ajo tha se ato kërkesa u diskutuan dëgjuar, por se për kjo është një gjë të cilën ende po diskutohet.
Kryeministrja serbe tha sot se ka pasur një ditë të ngarkuar por të mirë në Bruksel, se ka diskutuar gjashtë tema me dy presidentët – Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian si dhe me tre komisionarët, një prej të cilave ishte situata në Kosovë.
Ajo u tha gazetarëve pas forumit se të gjithë në BE janë të shqetësuar për situatën në Kosovë dhe e sipas saj ata paskan mirëkuptim për përpjekjet e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, përkundër provokimeve të vazhdueshme sipas saj.