Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje.
Kështu deklaroi nënkryetari i këtij subjekti politik Gazmend Muhaxheri, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Ai madje i kërkoi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, që të japin dorëheqje.
“Me fut vendin në sanksione dikush që e don vendin, duhet të mendohesh. Presidentja edhe kryeministri. Edhe ajo ka përgjegjësi me këto se çka po ndodh me kryeministrin “, tha Muhaxheri.
Muhaxheri tregoi se çka duhet të bëjë Osmani.
“Duhet ta kthejë diskursin kah normaliteti, me i ikë konfrontimit në veri edhe me lënë “Shtetin e së Drejtës” të vendoset më vonë”, tha ai.