Objekti i Presidencës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, është ndriçuar me flamurin amerikan, me rastin 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Fotografi nga pamja që ka marrë objekti ka ndarë Presidenca e Kosovës në faqen zyrtare.
“Ndriçimi i objektit të Presidencës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve”, thuhet në mbishkrim.