E mërkura fillimisht paraqitet me intervale më të gjata me diell, e ultësirave me kushte edhe për mjegull, parashikon Prishtina Weather.
Vranësirat fillojnë të shtrihen orëve të pasdites, që edhe sjellin zhvillime të rrebesheve me bubullima përgjatë vendit, lokalisht edhe si stuhi dhe me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, e ato maksimale arrijnë deri në 26C e 29C.
Mot i paqëndrueshëm me zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave orëve të pasdites, mbetet edhe ditën e enjte dhe të premte, me temperatura në rënie deri në 25C.
Në fundjavë vranësirat shpërndahen. Dita e diel dominohet më shumë nga kthjellime e temperaturat rriten në 27C e 28C