Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot Drejtorin e Divizionit për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy raporton Gazeta Papirus.
Krasniqi ka thënë se me drejtorin e IRI kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit, pasi që sipas Krasniqit organizata IRI është ndër më të mëdhatë që bën promovimin e demokracisë në botë.
Njoftimi i Krasniqit:
Pata kënaqësinë të mirëpres sot në Partinë Demokratike të Kosovës, Drejtorin e Divizionit për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, me të cilin diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë, sepse IRI është një prej organizatave më të rëndësishme për promovimin e demokracisë në mbarë botën, përmes mbështetjes konkrete që u ofron partive politike.
Në këtë takim, folëm edhe rreth nivelit të demokracinë në Kosovës. Asistenca nga IRI, vazhdon të jetë e nevojshme për avancimin e mëtejmë të organizimit politik në vend.
Andaj, Drejtorin McCarthy e falënderova për ndihmën e dhënë, kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me PDK-në.