Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deklaroi se është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duke thënë se kanë takime të rregullta me struktura.
Duke iu përgjigjur partisë në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje), që nëpërmjet një videomesazhi tha se “opozita flet për izolimin e vendit, por nuk i del zëri për zgjedhjet e reja”, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi se partia e saj është e konsoliduar dhe e angazhuar.
“AAK, është parti e konsoliduar dhe kemi angazhim dhe takime të rregullta me struktura dhe aktivistë. Edhe jemi të gatshëm në çdo kohë për zgjedhje. Nuk mundet. Me fol për AAK-në, as VV-ja e as ndonjë parti tjetër se ëpër sfidat që ka kaluar AAK ndonjë parti tjetër nuk do kish mbijetuar”, tha Kadrijaj për KOHËN.
Ka disa javë, që AAK-ja ka iniciuar mocionin e mosbesimit, por nuk ka marrë mbështetje nga partitë tjera opozitare.