Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se duhet dëgjuar këshillat e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, për të ndaluar çmendurinë politike në Kosovë.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur mirënjohjen presidentit Clinton dhe popullit shqiptar në Shqipëri për mbështetjen e palëkundur gjatë kohëve më sfiduese të Kosovë.
“Shqipëria dhe kryeministri Rama po vazhdojnë traditën e respektit të miqve dhe përkrahësve të shqiptarëve, traditë të cilën këtu në Kosovë, si duket dikush ka filluar të ngatërrohet për shkak të mjegullës së jo-racionalitetit që ka kapluar Kosovën”, ka shkruar Rama.
“Për Kosovën, e cila u ndërtua si shtet i lirë, demokratik dhe i pavarur nga lëvizja paqësore dhe ushtarake e Kosovës dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë dhe evropianë, të cilët nën udhëheqjen e Presidentit Clinton dolën në mbështetje të popullit të Kosovës në momentet më të vështira të historisë sonë. Sot duhet dëgjuar këshillat e miqve si presidenti Clinton për të ndalur çmendurinë politike dhe për t’u kthyer në rrugën e koordinimit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë”, ka shtuar ai.