Ndonëse, organizimi i dasmave është ndaluar në Kosovë që nga viti i kaluar, kjo nuk i ka penguar 3 mijë e 521 çifte kosovare (brenda dhe jashtë vendit) që të kurorëzohen në dy muajt e parë të këtij viti.
Në muajin janar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë kurorëzuar 1 mijë e 928 çifte, kurse në shkurt 1 mijë e 593 sosh.Për arsye të ndryshme, 290 kurorëzime u bënë jashtë Kosovës.Prizreni është komuna në të cilën u bënë më së shumti kurorëzime, gjithsej 285 (160 në janar dhe 125 në shkurt) transmeton /Gazetapapirus.com/