Derisa partitë opozitare kanë rritur vazhdimisht kërkesat për zgjedhje të parakohshme, as Levëzija Vetëvendosje nuk po rrin duarkryq.
Është njëri nga deputetët e kësaj partie, Artan Abrashi i cili duket se ka nisur “fushatën” teksa ka sulmuar partitë opozitare.
Derisa në zgjedhjet e fundit VV akuzonte partitë tjera se janë bashkuar kundër VV-së, me shkurtesat PLAN, që i bie PDK, LDK, AAK e Nisma, VV tani ka një emërim tjetër për partitë opozitare.
Tani i quan PLAS, duke i bërë ‘bashkë’ PDK, LDK, AAK e Lista Serbe.“Pdk, Ldk, Aak, Srpska zyrtarisht në një linjë. Koalicioni PLAS!”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, analistët politik kanë vlerësuar se me aktivizimin e fundit nga Qeveria, vendi po përgatitet për zgjedhje.
Po ju, si mendoni?